Studentët e UBT-së vizituan minierat dhe laboratorët e KEK-ut

09/11/2018

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë realizuan vizitë studimore në KEK, përkatësisht vizituan Divizionin i minierës sipërfaqësore, Divizionin i gjenerimit të energjisë elektrike dhe Divizionin e mirëmbajtës së operimit dhe të mbrojtjes së sistemeve elektroenergjetike.

Kjo vizitë u realizua nën shoqërimin e profesorëve në UBT, Nexhmi Krasniqi dhe Afrim Osmani.

 

 

Gjatë vizitës në minierën sipërfaqësore dhe në objektet përcjellëse, personat përgjegjës të minierës, Gëzim Tërnava dhe Isuf Llumnica, i njoftuan studentët me shtrirjen dhe zhvillimin e aktiviteteve në minierë, mbështetur nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike, si dhe u informuan edhe për sistemin e shpërndarjes nëpër pajisjet në minierë, duke filluar nga ekskavatorët, shiritat transportues, stivformuesit dhe sektorin e sigurimit të minierës.

 

Pas minierës, ata vizituan edhe laboratorët në Qendrën e Trajnimit, ku u pritën nga koordinatori për cilësi, Skender Berisha dhe nga personat e tjerë përgjegjës të secilit laborator.

 

Përmes vizitave të tilla, studentët po bëhen me qëllim të bashkërendimit të pjesës teorike të mësuar gjatë studimeve, si dhe pjesës praktike, që po merret nga vizitat studimore.