Studentët e UBT-së vizituan KOSTT-in

16/11/2018

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë Efiçiente kanë realizuar vizitën e dytë në KOSTT, me ç’rast panë funksionimin e objektin qendror dhe nënstacionin e KOSTT-it.

Studentët gjatë kësaj vizite u shoqëruan nga profesorët në UBT, Nexhmi Krasniqi dhe Afrim Osmani.

Ata morën njohuri praktike inxhinierike në nënstacionin 400/220/110, ku nga menaxheri Sami Hysenaj u njoftuan me punët operative, me sistemin e shpërndarjes në linjat e tensionit , me hyrjen 400/220 në drejtim të Kosovës B dhe 110 e shpërndarjes në drejtim të gjitha nënstacioneve të tjera në territorin e Kosovës, ku gjithsej janë 34 nënstacione, teksa u njoftuan edhe për ndarëset, ndërprerësit, transformatorët, tensionin, si dhe me dhomat e Komandimit, përkatësisht mënyrën e komunikimit me qendrën dispiçerike, në Prishtinë, etj.

Gjatë gjithë kohës së vizitës studimore, studentët kanë parashtruar pyetje të shumta, duke detajuar çdo skemë të sistemit.