Studentët e UBT-së vizituan kompaninë Jaha Solar dhe panë në UNMIK efektin e punës së tyre

07/12/2018

Studentët e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë të Energjisë, kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë Jaha Solar.

Të udhëhequr nga profesorët në UBT, Vehebi Sofiu dhe Faton Maloku, ata panë nga afër ndërtimin e paneleve solare.

 

Gjatë vizitës, menaxherja e kompanisë, Saranda Bytyqi u shpjegoi studentëve rreth funksionimit dhe shfrytëzimit të sistemeve të energjisë solare, materialeve dhe teknikave që përdorin gjatë punës në kompani.

 

Për të parë efektin e punës së kësaj kompanie, studentët vizituan edhe selinë e UNMIK-ut, ku u pritën nga inxhinieri i elektrikës, Astrit Bokshi, i cili i njoftoi me sistemin sistemin fotovoltaik, teksa në fund u dha studentëve hapësirë për të parashtruar pyetje dhe për të diskutuar mbi temën.

 

Gjatë këtij semestri, studentët e këtij fakulteti kanë realizuar një varg vizitash studimore në institucione dhe kompani të ndryshme, gjatë të cilave mësuan mbi mënyrën e funksionimit dhe të punës që kryhet në kuadër të secilës.