Studentët e UBT-së vizitojnë vendet e ëndrrave të tyre (VIDEO)

08/08/2018

UBT është institucioni i parë në Kosovë që ka ofruar dhe vazhdon të realizojë vizita studimore në kuadër të fakulteteve, vizita të cilat zhvillohen brenda Kosovës dhe nëpër shtete të ndryshme evropiane, me anë të së cilave studentët e UBT-së përjetojnë një përvojë të paharruar gjatë studimeve.

Me realizimin e vizitave studimore në Evropë, studentët e UBT-së thonë se ndjehen të barabartë me studentët e vendeve të tjera, pasi që, ata veç tjerash e kanë mundësinë të njohin edhe kultura të reja.

Së fundmi, mbi 60 studentë të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të udhëtimit “Eurotrip”, kanë qëndruar në shtete të ndryshme të Evropës, duke përfituar njohuri të reja në fushën e dizajnit.

Ata vizituan muzetë më të njohura në Evropë, galeri të arteve, si dhe universitete të ndryshme evropiane.

Vjena, Praga, Milano, Venecia ishin vetëm disa nga shtetet që kanë qëndruar studentët ku edhe panë objekte me dizajne mjaft interesante.

UBT organizon vizita të tilla dy herë në vit, teksa deri tash mijëra studentë kanë pasur mundësinë që ti vizitojnë qytetet e ëndrrave të tyre.

Në video mund të dëgjoni edhe përshtypjet e studentëve për vizitën studimore të ashtuquajtur “Eurotrip”.