Studentët e UBT-së  realizuan vizitë studimore në pjesën antike të qytetit të Lipjanit

05/11/2018

Studentët e Fakultetit të Arktiekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, nën udhëheqjen e ligjëruesve, Bekim Çeko dhe Arnisa Kryeziu, kanë realizuar vizitë studimore në qytetin antik të Lipjanit, në kuadër të lëndës “Studio Dizajn në Restaurim Arkitektural”.

 

Ata vizituan Kishën e Shpalljes së Virgjëreshës, ndërtuar në shekullin XIV, në Lipjan, me ç’rast për shkak të vjetërsisë, ky monument gjendet nën mbrojtjen e shtetit.

Studentët u njoftuan për mënyrën e qasjes arkitekturore në këtë monument, në zbërthim të shtresëzimit kulturor që nga koha e Bizantit, si kanë bërë analiza vizuale me paraqitje grafike të ndërtesës, ku studiuan formësimin fizik të ndërtesës.

 

Vizitat me studentë po bëhen me qëllim të analizimit të arkitekturës së monumenteve të ndryshme në Kosovë dhe shtete të tjera, të ndërtuara ndër vite dhe shekuj, dhe për të cilat mësohet në teori gjatë studimeve  në UBT.