Studentët e UBT-së realizuan vizitë studimore në KEK

19/11/2019

Studentët e vitit të dytë të Inxhinierisë së Energjisë,  kanë realizuar vizitë studimore në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), nën udhëheqjen e profesorëve në UBT, Vehbi Sofiu, Afrim Osmani, Sami Gashi, Faton Maloku dhe Afete Shala.

 

Studentët u informuan dhe morën njohuri praktike inxhinierike për termocentralin e gjenerimit të energjisë elektrike, Kosova A, për kapacitetet e thëngjillit për gjenerim të energjisë elektrike, mënyrën e transportimit të thëngjillit, për skadën operuese dhe sistemin e punës SCAD-ave komanduese, për sistemin e funksionit të mbrojtjes dhe sistemin e punës informative, etj.

 

Po ashtu, studentët vizituan edhe mihjen sipërfaqësore në Sibovc, ku u pritën nga inxhinieri, Gezim Ternava, i cili i informoi se si behet furnizimi me energji elektrike të ekskavatorëve, transformimin e tensioneve në rrjetin lokal, transformimin e tensionit në nënstacionin 110kV/06kV.

Vizitë është realizuar edhe në laboratorin e Institutit INKOS, ku studentët i priti drejtori i institutit, prof. dr. Naim Baftiu, i cili i njoftoi studentët për së afërmi për punët hulumtuese dhe inxhinierike që kryhen në institut, si  dhe pajisjet që përdoren për matjen e analizave të ndryshme të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes  mjedisore.