Studentët e UBT-së realizuan disa vizita studimore në Stamboll të Turqisë

26/04/2022

Studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë realizuar disa vizita studimore në qytetin e bukur të Stambollit në Turqi.

 

Studentët në këtë vizitë studimore, të shoqëruar nga prodekani i Fakultetit Juridik, Mensur Morina, profesorët: Egzona Osmanaj, Sevdai Morina, Rrezarta Ajeti, Emrush Thaqi, si dhe koordinatoret e dy fakulteteve Ylberina Bajraktari dhe Samire Sadiku, patën mundësi që të përfitojnë eksperienca të reja nga vizitat nëpër vende dhe institucione të ndryshme.

 

Studentët bashkë me profesorët e këtyre dy programeve të studimit patën mundësi që të zhvillojnë takime të larta shtetërore, përfshirë takimin me kryetarin e Komunës së Üsküdar, Hilmi Türkmen, kryetarin e Komunës së Başakşehir, Yasin Kartogl, kryetarin e Komunës së Tuzlasë, Dr. Şadi Yazici, me nënkryetarin Iskender Karikaya.

 

Ndër të tjera në këtë vizitë studimore, studentët patën rastin që të takohen edhe me kryetarin e Këshillit Prokurorial, Haşim Özaydın, kryeprokurorin e shtetit, Vedat Yiğit, teksa u pritën në vizitë edhe nga instituti i mjeksisë ligjore nga zëvendës-kryetari i institutit, Dr. Mustafa Okudan, dhe profesori, Erol Kam.

 

Kjo vizitë studimore u vazhdua me mikpritjen që universiteti “Istanbul Ticaret” ia bëri studentëve të UBT-së, nga ku studentët dhe profesorët e UBT-së u mirëpritën nga rektori i këtij universiteti, prof. dr. Yucel Ugurlu, dekanja, prof. dr. Asuman Yilmaz, prodekanja, prof. dr. Nurhan Yaprak, si dhe kryetarin e departamentit civil, prof. dr. Sahin Akinci, me të cilët u diskutua edhe për thellimin nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

 

Universiteti “Istanbul Ticaret”, nuk ishte i vetmi institucion i arsimit të lartë që studentët patën mundësinë që të vizitojnë në Turqi, pasi që ata e vizituan edhe universitetin “Yildiz Teknik”, ku studentët për së afërmi panë teknoparkun e zhvilluar nga ky institucion i arsimit të lartë, si dhe universitetin “IBN Haldun”, ku mikpritës ishte rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, prof. dr. Atilla Arkan.