Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në KEK

04/05/2023

Studentët e programit Inxhinieria e Energjisë të udhëhequr nga profesoresha Ines Bula dhe profesorë të tjerë, kanë realizuar vizitë studimore në Termocentralin “Kosova B” në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Vizita ishte një mundësi e mirë për të mësuar më shumë për energjinë elektrike dhe për të parë në veprim një nga termocentralet më të mëdha në Kosovë, teksa u orientua me qasjen praktike mbi procesin e prodhimit të energjisë elektrike dhe infrastrukturën e përdorur në këtë qëllim.

Studentët panë nga afër kapacitetet e gjenerimit të energjisë elektrike në Kosovë dhe sistemin e funksionimit të operatorëve me qendrat e tjera të shpërndarjes dhe kogjenerimit me Termokos në Prishtinë.