Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në Holandë

08/10/2018

Studentët e UBT-së kanë vazhduar turin e vizitave studimore nëpër Evropë, teksa së fundmi kanë vizituar shtetin e Holandës. Ata kanë qëndruar në Amsterdam dhe Roterdam me qëllim të përfitimit të njohurive të reja mbi fushën e arkitekturës, ndërtimtarisë, artit e kulturës.

Gjithashtu, ata po realizojnë vizita nëpër muze ndërkombëtare për të parë nga afër koleksione të veprave të artistëve nga e mbarë bota.

Në Amsterdam dhe Roterdam studentët vizituan edhe ndërtesa të të gjitha llojeve dhe madhësive në planet dhe vizionet urbane.

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, përfshirë Francën dhe shtete të tjera.