Studentët e UBT-së realizojnë vizitë studimore në Akademinë për Siguri Publike të Kosovës

21/01/2020

Studentët e nivelit master të Fakultetit Juridik, Kriminologji Kompjuterike dhe Forenzikë në UBT, kanë vizituar Akademinë për Siguri Publike të Kosovës, për të parë nga afër trajnimet profesionale që zhvillohen për situata të ndryshme rreziku.

 

Studentët u njoftuan me procesin e zbatimit të politikave dhe strategjive të ASPK-së, njëherësh me zhvillimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë publike.

 

Ata praktikisht panë një trajnim të tillë, ku po trajnoheshin zyrtarë të institucioneve të organeve të drejtësisë, me ç’rast përfituan shkathtësi, njohuri bazike dhe të specializuara se si duhet reaguar në raste ku kanoset rreziku.

 

UBT organizon vazhdimisht vizita studimore nëpër institucione të ndryshme, me qëllim për t’u ndihmuar studentëve në aftësimin praktik.