Studentët e UBT-së prodhojnë maska për Strehimoren e viktimave të dhunës në familje, “Shtëpia e Sigurt”

14/05/2020

Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT, i janë përgjigjur pozitivisht institucioneve të ndryshme që t’ju dalin në ndihmë me masa mbrojtëse. Së fundmi, studentët dhe stafi i këtij fakulteti kanë prodhuar maska mbrojtëse për një kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë, konkretisht për strehimoren e viktimave të dhunës në familje, “Shtëpia e Sigurt” dhe “Hendikos”, në Gjakovë.

 

Poashtu, një numër i konsiderueshëm i maskave pritet të shpërndahen edhe në Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.

 

Përgjatë gjithë studimeve të tyre, profesorët e UBT-së përpiqen që tek studentët të përçojnë jo vetëm njohuritë profesionale, por edhe anën humane e solidare. E pandemia COVID-19 ka dëshmuar që studentët tanë nuk po bëhen vetëm profesionistë, por edhe humanistë që do t’i shërbejnë vendit në çfarëdo kushte e rrethana.