Studentët e UBT-së po marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë, Willem C. Vis Moot Court

15/04/2019

Studentët e Fakultetit Juridik, në UBT, këtë vit po marrin pjesë  në Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, “Willem C. Vis Moot Court”, e cila po mbahet në Vjenë të Austrisë.

 

Studentët që po përfaqësojnë UBT-në në këtë garë prestigjioze janë: Zana Sopjani, Qëndresa Beka, Pylljon Nura, Merisa Abdullahu, Valentin Qarrolli, Erza Alishani dhe Drilona Grajcevci.

 

Para garës në Vjenë, studentët e Fakultetit Juridik ishin pjesëmarrës në Vis Pre Moot, që u mbajt në Lubjanë të Sllovenisë, më 8-12 prill, në të cilën morën pjesë studentë të  universiteteve më të njohura në Evropë.

 

Gara “Willem C. Vis Moot Court” ka  filluar me 12 prill, në Vjenë të Austrisë,  dhe gjatë saj, studentët e UBT-së po përballen me universitete prestigjioze nga mbarë bota.

 

Gjatë Garës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ekipe nga 400 universitete nga e gjithë bota po konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në një seri të seancave dëgjimore, të cilat përcillen nga arbitër të cilët janë juristë dhe pjesëmarrës të edicioneve të kaluara të garës së arbitrazhit. Përveç kësaj, kjo Garë Ndërkombëtare e Arbitrazhit lehtëson një shkëmbim ndërkulturor mes studentëve të drejtësisë nga të gjitha vendet e botës .