Studentët e UBT-së pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nën organizimin e Presidencës së Kosovës

18/04/2024

Studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, morën pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë nën organizimin e Presidencës së Kosovës.

Në shoqërimin e Prodekanes së Juridikut, Prof. Asst. Dr. Egzone Osmanaj dhe koordinatores së fakultetit, Fjolla Salihu, si dhe Prodekanit të Studimeve të Sigurisë, Prof. Asst. Dr. Arian Kadriu, studentët e të dyja fakulteteve patën rastin të njihen për së afërmi me një ngjarje të rëndësisë së lartë shtetërore.

Ky përfaqësim i studentëve të UBT-së është një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj çështjeve të rëndësishme globale dhe tregoi aftësinë e tyre për të kontribuar në debatin dhe veprimet për të promovuar paqen dhe sigurinë e grave.

UBT është krenar për angazhimin dhe kontributin e studentëve të tij në ngjarje të tilla të rëndësishme dhe po punon ne vazhdimësi për të nxitur një mjedis mbështetës për zhvillimin e aftësive të tyre dhe angazhimin në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të grave.

Në këtë Forum ishin përfaqësues të rëndësishëm si Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministra, ambasadorë dhe pjesëmarrës të tjerë.