Studentët e UBT-së, pjesëmarrës në emisionin “OXYGEN”, të autorit Besim Dina

06/12/2019

Studentët e UBT-së, të të gjitha fakulteteve, kanë marrë pjesë në xhirimet e emisionit “OXYGEN”, që transmetohet çdo javë në televizionin Klan Kosova.

 

Gjatë këtij emisioni, profesori i Shkencave Kompjuterike në UBT, Besnik Qehaja, së bashku me studentë tjerë, praktikisht kanë demonstruar përdorimin e realitetit virtual në sistemin akademik.

 

Ata folën edhe për përfaqësimin e Kosovës në gara ndërkombëtare nga studentë e UBT-së, sukseset dhe të arriturat gjatë këtij viti.

 

Emisioni OXYGEN, do të transmetohet të të shtunën më datë 7 dhjetor, me fillim nga ora 20:45.