Studentet e UBT-së, përfitojnë përvojë ndërkombëtare falë programeve të mobilitetit (Video)

23/10/2018

Vesa Moria dhe Shqipe Sejdiu, janë vetëm dy nga shumë studentë të UBT-së, të cilët janë apo kanë qenë pjesë e universiteteve më të njohura në Evropë, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që institucionit ka me mbi 300 universitete botërore.

 

Studentet Morina dhe Sejdiu, kanë pak ditë që janë kthyer nga Universiteti i Portugalisë “NOVA de Lisboa”, të cilat kanë ndjekur studimet për një semestër në këtë universitet.

 

Ato janë shprehur të privilegjuara që patën rastin që falë UBT-së dhe programit të mobilitetit të fitojnë bursë për të qëndruar disa muaj në Portugali.

 

Tutje, ato thanë se në Universitetin “NOVA de Lisboa”, fituan eksperienca profesionale dhe akademike, teksa vlerësuan se UBT punon me praktika të ngjashme sikurse me ato të universiteteve ndërkombëtare.

 

Pas kthimit nga Portugalia, studentet në fjalë menjëherë janë kyçur në tregun e punës. Vesa është angazhuar në UBT si asistente në disa lëndë, ndërsa Shqipja është punësuar në një kompani vendore.

 

Ato falënderuan UBT-në për mundësinë e dhënë, derisa inkurajuan studentët që të vijnë në UBT për ti vazhduar studimet, si në nivelin bachelor ashtu edhe në atë master.

 

Tradicionalisht studentët e UBT-së, veç tjerash, kanë mundësinë që automatikisht t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit, për një semestër ose vit akademik në universitetet më të njohura në botë.

 

Në video mund t’i dëgjoni përjetimet e studenteve të UBT-së gjatë qëndrimit në Portugali: