Studentët e UBT-së përfitojnë eksperienca të ndryshme në vende evropiane (Video)

15/08/2018

Rreth 100 studentë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor  si dhe të  Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, kanë marrë pjesë në turin e vizitës nëpër Evropë, i organizuar nga UBT për studentët e vet, të cilët panë arkitekturën e objekteve më të njohura dhe janë njohur më karakteristikat e vendeve të ndryshme.

Ata përfituan njohuri të reja mbi fushën e arkitekturës, planifikimit hapësinorë, artit e kulturën e këtyre shteteve.

Amsterdami, Roterdami, Vjena, Praga, Milano, Venecia, Kroacia, Franca, ishin vetëm disa nga vendet që kanë qëndruar studentët ku kanë parë qendrat me vlera të mëdha arkitekturore.

UBT, si institucion që ndërlidh anën teorike me anën praktike, edhe në vazhdim do të organizojë aktivitete me qëllim të përfitimit të njohurive rreth fushave të ndryshme.

Në video mund t’i shihni pamjet dhe mund të dëgjoni edhe përshtypjet e studentëve për vizitën studimore të ashtuquajtur “Eurotrip”.