Studentët e UBT-së përfitojnë bursa studimi falë partneritetit me universitete nga bota

20/02/2020

UBT ndër vite ka ndërtuar partneritet me institucione dhe universitete të shquara në botë, bashkëpunim që përqendrohet kryesisht në shkëmbim të studentëve dhe stafit, në projekte kërkimi dhe inovacioni.

 

Një partneritet të tillë UBT e ka lidhur vite më parë me Technical University of Sofia, nga Bullgaria, bashkëpunim nga i cili studentët e UBT-së kanë përfituar bursa studimi për të vazhduar studimet në dy nivelet, bachelor dhe master.

 

Natyra Kabashi është një nga shumë studentë të UBT-së, që objektivat akademike po i përmbush falë vazhdimit të studimeve të këtë universitet.

Ajo ka jetësuar tashmë ëndrrën e saj, ndërkaq tha se tashmë do të punojë për arritjen e rezultateve të mira në studime.

 

UBT deri më sot ka krijuar partneritet me qindra universitete të njohura, ku falë këtyre programeve të shkëmbimit, studentët kanë mundësinë për të studiuar, punuar dhe udhëtuar në arenën ndërkombëtare.

Marrëveshjet mundësojnë edhe pjesëmarrjen në shkollat verore të universiteteve përkatëse.