
Studentët e UBT-së përfaqësojnë Fakultetin e Stomatologjisë në konferencën ndërkombëtare në Austri
27/06/2025Studentët dhe ish-studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT kanë përfaqësuar me sukses institucionin në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Medical University of Graz në Austri, ku kanë prezantuar punime shkencore me rëndësi të veçantë për fushën e stomatologjisë.
Nart Ajeti, ish-student i Fakultetit të Stomatologjisë, prezantoi temën e diplomës së tij me titull: “The role of platelet-rich plasma (PRP) in accelerating soft tissue healing and bone regeneration in oral surgery”, nën mentorimin e Prof. Dr. Vjosa Hamiti.
Dea Zejnullahu, studente e Fakultetit të Stomatologjisë, prezantoi punimin “Bridging Academia, Health Policy, and Clinical Practice”, me mbështetjen e mentorëve Dr. Mr. Sci. Nora Kursani Demjaha dhe Prof. Dr. Genc Demjaha.
Ndërkohë, studentët Lis Ibërdemaj dhe Nina Jevriq, të udhëhequr nga Prof. Dr. Genc Demjaha, Prof. Dr. Dugagjin Sokoli dhe Prof. Dr. Burim Kiseri, prezantuan temën: “Prosthetic Rehabilitation in Maxillofacial Trauma and Cancer Surgery”.
Kjo pjesëmarrje dëshmon jo vetëm përkushtimin akademik dhe cilësinë e punës kërkimore-shkencore të studentëve tanë, por edhe nivelin e lartë të përgatitjes së tyre profesionale.
UBT vazhdon të jetë një platformë e fuqishme për zhvillim akademik dhe promovim të lidershipit ndërkombëtar në fushën e stomatologjisë.