Studentët e Stomatologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në SOS Fshatrat e Fëmijëve

06/12/2023

Studentët e Fakultetit Stomatologji në UBT së, në kuadër të lëndës “Stomatologjia dhe Komuniteti”, të shoqëruar nga profesoreshat Afërdita Gashi – Rizaj dhe Adelina Loxha, kanë zhvilluar një vizitë studimore SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Ata kanë ndarë njohuritë e tyre rreth shëndetit oral me fëmijët dhe promovuan rëndësinë e kujdesit ndaj dhëmbëve.

Studentët gjithashtu u shprehën të kënaqur për vizitën dhe njoftuan se klinika stomatologjike e UBT-së është e hapur për shërbime shëndetësore pa pagesë për fëmijët deri në moshën 15 vjeç.

Gjatë takimit, fëmijët u këshilluan rreth higjienës orale dhe rëndësisë së kontrollit stomatologjik.