Studentët e UBT-së në vizitë studimore në Turqi

23/04/2024

Një grup i studentëve të UBT-së, po qëndrojnë për vizitë studimore në Turqi, dhe me këtë rast kanë ata kanë patur rastin të shohin nga afër monumente historike e kulturore të Stambollit dhe më gjerë.

Në vazhdën e vizitave, ata kanë qenë në Universitetin “Mimar Sinan”, ku janë mirëpritur nga Prof. Hakan Ersiz dhe i cili i ka udhëhequr në një turne frymëzues në departamentet dhe fakultetet e institucionit.

Studentët shkëmbyen idetë e tyre mbi konceptet dhe punimet e tyre me kolegët e tyre, duke pasur një përvojë të frytshme mësimore.

Përveç kësaj, studentët ishin të pranishëm në panairin e materialeve, një ngjarje që mbahet çdo vit dhe ku studentët e UBT-së kanë qenë prezent për 12 vite me radhë. Vizita e tyre në Universitetin e Stambollit gjithashtu shënoi një moment të rëndësishëm, pasi ata vizituan universitetin më të vjetër në kryeqytet.

Ata do të vizitojnë gjithashtu edhe Edirnen, më konkretisht Xhaminë e vjetër të Mimar Sinanit. Kjo eksperiencë e pasur kulturore dhe akademike siguron një platformë të rëndësishme për zhvillimin e tyre të ardhshëm.