Studentët e UBT-së, ndër fituesit e garës Startup Social Venture, përfitojnë grantin prej 5 mijë eurove

24/12/2019

Grupi i studentëve të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, i përbërë nga Aulona Avdyli, Ariana Zekiqi, Alketa Ulaj dhe Ardian Pllana, janë shpallur ndër fituesit e garës Startup Social Venture, me idenë inovative “Pika App”, në fushën e ndërmarrësisë sociale.

 

Ata kanë përfituar grantin prej 5 mijë eurove, mjete të cilat do ti shfrytëzojnë për implementimin e kësaj ideje dhe zhvillimin e platformës “Pika App”, platformë që ofron mundësi për gjetjen e shërbimeve për kujdes familjar dhe shtëpiak.

 

Gara dhe punëtoria Startup Social Venture Workshop është organizuar në bashkëpunim me UNICEF Innovations Lab Kosovo, ku është mbajtur në ICK.

 

Pjesë e kësaj gare ishin rreth 400 aplikacione me ide të ndryshme, ndërkaq grupi i studentëve të UBT-së ishte unik në idenë e dhënë në zhvillimin e kësaj platforme.