Studentët e UBT-së mësojnë për procesin e ndërmjetësimit nga USAID

15/11/2019

Përfaqësues të USAID mbajtën ligjëratë tematike para studentëve të Fakultetit Juridik mbi një çështje aktuale, por relativisht të re në Kosovë, e që është ndërmjetësimi, kjo në kuadër të Programit Drejtësia Komerciale.

 

Gjatë ligjëratës, trajneri për ndërmjetësime, Bekim Ismaili, u tregoi studentëve se ndërmjetësimi është një fushë e re e zgjedhjes së alternativave të kontesteve në Kosovë. Sipas tij, një përvojë e tillë ka filluar në Kosovë në vitin 2008, me miratimin e Ligjit për Ndërmjetësim.

 

E për të treguar përvojat ndërkombëtare, më gjerësisht ky proces u sqarua nga dy ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, Peter Swanson dhe Frank Carr, të cilët u treguan studentëve se çka konkretisht është ndërmjetësimi, si funksionon, kush mund të jetë ndërmjetësues dhe fuqinë ekzekutive që e ka. Ndërkaq, me studentët bënë edhe një seancë simulimi për ndërmjetësim dhe ofrim të zgjidhjes së një problemi imagjinar.