Studentët e UBT-së hapën ekspozitë në manifestimin “Ditët e Diasporës” në Ferizaj

29/07/2019

Në kuadër të aktiviteteve të manifestimit “Ditët e Diasporës”, në bulevardin e qytetit të Ferizajt, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, ka hapur ekspozitë me punimet e studentëve.

 

 

Në këtë ekspozitë janë prezantuar vepra të shumta arkitektonike të studentëve që i kanë realizuar në kuadër të detyrave semestrale, me ç’rast qytetarët patën rastin të shohin vepra të ndryshme të ekspozuara.

 

Ekspozita e studentëve të UBT-së, si dhe aktivitetet tjera janë organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, me qëllim që pushimet e bashkatdhetarëve ne vendlindje të bëhen me të veçanta.