Studentët e UBT-së hapën ekspozitë në Galerinë e Arteve në Pejë

26/09/2019

Dhjetëra punime të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, janë prezantuar në hapjen e ekspozitës në Galerinë e Arteve në qytetin e Pejës.

 

Punimet i dedikohen qytetit të Pejës, ku në mënyrë artistike është paraqitur urbanizimi i komunës, me ç’rast në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Engelbert Zefaj.

 

Kryetari Haziri dhe drejtori Zefaj vlerësuan lartë studentët e UBT-së, të cilët thanë se janë të kënaqur me punën e tyre, sepse sipas tyre, studentët kanë ideuar punime kreative që mund të gjejnë zbatim në praktikë.

 

Ata theksuan se UBT ka studentë dhe staf mjaft të përgatitur saqë bashkërisht ideojnë punime kualitative urbane-arkitektonike, që mund të implementohen edhe në praktike.

 

Ekspozitën patën mundësi ta shohin të gjithë të interesuar, ku edhe janë informuar rreth relizimit të punimeve.