Studentët e UBT-së, ftohen të aplikojnë në Forumin Evropian “Alpbach”

28/03/2019

Organizata Alpbach në Austri, ka ftuar të gjithë studentët e UBT-së që të aplikojnë për bursa, për pjesëmarrje në Forumin Evropian “Alpbach”, që do të mbahet tradicionalisht në muajin gusht.

 

Forumi Evropian Alpbach është ngjarja më e madhe që organizohet çdo vit, ku marrin pjesë studentë, profesorë, shkencëtarë, si dhe njohës të fushave nga e gjithë Evropa. Ky forum është një mundësi për studentët në krijimin e kontakteve me studentë ndërkombëtarë në fushën e shkencës, dijes dhe karrierës profesionale.

 

Viteve të kaluara, në mesin e shumë të rinjve entuziastë dhe inovativë nga vende të ndryshme të botës, studentë të shumtë të UBT-së aplikuan dhe fituan bursa. Ata morën pjesë në forum ku ndanë ide dhe eksperienca me studentë të vende të ndryshme.

 

Gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më datë 29 mars 2019, në linkun:https://www.alpbach.org/en/scholarships/required-documents/