Studentët e UBT-së dizajnuan dhuratat e Vitit të Ri për stafin dhe partnerët

30/12/2021

Fakulteti Dizajn i Integruar në UBT është një prej fushave të studimit që ofron një program unik me një kurrikulë moderne të bazuar në shkolla dhe universitete të njohura të dizajnit.

 

Kreativiteti i studentëve të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT është i një niveli krejtësisht tjetër, marrë parasysh idetë dhe konceptet unike që kanë për të sjellur projekte të reja me interes për shoqërinë në të cilën jetojmë.

 

Së fundmi, studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar kanë përgatitur me shumë zell dhe përkushtim dhuratat për stafin dhe partnerët me rastin e festave të fundvitit, duke sjell një kreacion unik të punuar special me rastin e 20-vjetorit të UBT-së.

 

Përmes këtij angazhimi, studentët nën përkujdesjen e profesorëve të Fakultetit Dizajn i Integruar i kanë përgatitur në shtypshkronjën e UBT-së, në Parkun Shkencor Inovativ në Lipjan.

 

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT vazhdimisht janë duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, duke kontribuuar përmes kreativitetit të tyre me ide dhe koncepte interesante, si dhe duke dëshmuar cilësinë që ky fakultet ka në këtë fushë.