Studentët e Teknikut Dentar në UBT realizuan një vizitë studimore në Laboratorin FronLab në Prishtinë

23/11/2023

Studentët e Fakultetit Teknik Dentar në UBT, të shoqëruar nga profesoresha Saranda Dërmaku, realizuan një vizitë studimore në Laboratorin FronLab në Prishtinë.

Me këtë rast, studentët patën mundësi të njihen me ekspertë dhe profesionistë të fushës, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre, duke i nxitur ata për të shfrytëzuar dhe zhvilluar më tej njohuritë e tyre në këtë fushë të specializuar.

Për studentët, kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të aplikuar njohuritë teorike në një kontekst praktik, duke pasur një eksperiencë të drejtpërdrejtë me teknologjitë dhe metodat e përdorura në laborator.

Kjo vizitë studimore thekson përkushtimin e UBT për të siguruar për studentët një përvojë të pasur dhe të përgatitur në fushën e tyre të studimit, duke i afruar ata me zhvillimet më të fundit dhe praktikat më inovative në fushën e teknologjisë dentare.