Studentët e Sistemeve të Informacionit vizitojnë kompaninë “Katrori ICT”

31/05/2019

Në shoqërimin e profesorit Blerton Abazi, studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, kanë vizituar kompaninë e zhvillimit softuerik “Katrori ICT”, që njëherësh merret edhe me implementimin e teknologjive për biznes.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit, ku janë njoftuar nga afër me sistemet CRM, ERP, implementimin e sistemeve dhe me proceset e biznesit.

 

Me këtë rast drejtori operacional i kësaj kompanisë, Fatos Fondaj, i njoftoi studentët me aktivitet që i zhvillojnë, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë punës.

Studentët shfaqën interesimin e tyre dhe zhvilluan bashkëbisedim për aspekte teknike dhe biznesore të ndërlidhura me formën e zhvillimit të sistemeve, procesin e rekrutimit etj.

 

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT, është program që u mundëson studentëve të fitojnë njohuri për aspekte të rëndësishme të sistemeve të informacionit, për dizajnin, organizimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit.