Studentet e SHKI-së vizituan IPKO-n

22/05/2017

Studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, vizituan kompaninë telekomunikuese “IPKO”, me ç’rast u pritën nga udhëheqësit e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe nga inxhinierët e telekomit, nga ata të sektorit të telefonisë mobile, si dhe të sistemit kabllor.

 

Gjatë vizitës, studentët u njoftuan nga afër me zhvillimin e kompanisë “IPKO”, me procesin e transformimit të teknologjisë së tyre përgjatë viteve, me shtrirjen e rrjetit të tyre, si dhe me sfidat nëpër të cilat kanë hasur gjatë këtij procesi.

 

Pas prezantimeve, studentët, së bashku me përfaqësuesit e IPKO-s, realizuan vizitë edhe në qendrat e serverëve, prej nga edhe në mënyrë praktike panë funksionimin e sistemeve të internetit, teksa panë edhe qendrën e telefonisë mobile, si dhe atë të sistemit të televizionit kabllor.