Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT vizituan fabrikën e çokollatës “Kamila” dhe atë të fermentimit “Prizdrijana” në Prizren

30/11/2023

Në kuadër të disa lëndëve mësimore studentët dhe profesorët e UBT-së realizuan vizitë studimore në dy industri ushqimore në Prizren, në fabrikën e çokollatës “Kamila” dhe atë të fermentimit “Prizdrijana”.

Studentët e vitit të dytë dhe tretë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të shoqëruar nga profesorët Sami Gashi, Violeta Lajqi, Arianeta Nura dhe Vezir Jonuzi, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e çokollatës “Kamila” dhe atë të fermentimit “Prizdrijana” në Prizren, me ç’rast kanë parë nga afër proceset e prodhimit të çokollatave, bonboneve, turshive, masat higjienike, mikrobiologjike e deri te paketimi i tyre.

Studentët dhe profesorët e UBT-së janë mirëpritur nga stafi i kompanisë së çokollatës “Kamila”, të cilët u informuan nga teknologu kryesor për procesin e prodhimit nga lënda e parë, deri te paketimi i produktit final i destinuar për eksport.

Vizita të tilla në kuadër të lëndëve praktike ndihmojnë studentët të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës, duke parë nga afër punën dhe angazhimin e industrive të ndryshme.