Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë vizituan industrinë e ushqimit “ABI PROGRES”

bool(false) 08/06/2022

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në industrinë e ushqimit “ABI PROGRES”, në qytetin e Prizrenit.

 

Në kuadër të kësaj vizite, studentët e këtij programi të studimit, patën mundësi që të njihen nga afër me linjat e prodhimit dhe përpunimit të pemëve dhe perimeve, duke mësuar më shumë nga përfaqësuesit e kësaj kompanie.

 

Ndër të tjera, studentët u njoftuan edhe me linjat e prodhimit dhe të përpunimit të disa produkteve të qumështit, si dhe për prodhimin e produkteve higjieno-sanitare, e të cilat janë produkte shumë të kërkuara në treg.

 

Vizitat e tilla studimore, iu ndihmojnë studentëve që të kenë qasje edhe më të lehtë në tregun e punës, duke parë drejtpërdrejtë atë se çfarë tregu i punës është duke përgatitur për ta, në mënyrë që ambientimi me këtë treg të jetë më i lehtë dhe më i përshtatshëm.