Studentët e Shkencave të Ushqimit në UBT, realizuan vizitë studimore në mullirin “Anidoni Grup”

19/02/2021

Studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit në UBT, specializimi Teknologji Ushqimore, kanë realizuar vizitë studimore në mullirin “Anidoni Grup”, të cilët u pritën nga pronari i kompanisë në fjalë.

 

Përgjatë vizitës studimore studentët patën rastin të shohin nga afër klasifikimin e grurit, bluarjen, llojet e sitave që përdoren, tërë linjën e prodhimit deri në ambalazhim. Studentët rëndësi të madhe i kushtuan edhe cilësisë së miellit dhe përmbajtën proteinike të saj.

 

Ndërlidhja e teorisë dhe praktikës përgjatë studimeve në UBT, i aftëson studentët në marrjen e njohurive profesionale dhe  siguron që studentët të jenë shumë të përgatitur për tregun e punës.