Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë vizituan ndërmarrjen “OrganicHerb”

04/01/2019

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë kanë realizuar vizitë studimore në ndërmarrjen “OrganicHerb”, në rajonin e Pejës, e cila merret me kultivimin, grumbullimin dhe tharjen e produkteve bimore nga zonat e certifikuara “bio”.

 

Studentët janë pritur nga anëtarë të stafit të ndërmarrjes, të cilët u treguan studentëve në detaje ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit , si dhe produktin final.

 

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, kanë realizuar këtë vizitë në kuadër të “Teknologjia e verës dhe pijeve alkoolike” dhe “Proceset themelore në teknologjinë ushqimore”, nën shoqërimin e profesorëve, Violeta Lajçi- Makolli, Kastriot Pehlivani, Fisnik Lahu dhe Emine Daci.