Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë po realizojnë punë intensive laboratorike

27/12/2018

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë, në UBT, në kuadër të  lëndëve “Teknologjia e Përpunimit të Frutave dhe Perimeve” dhe “Teknologjia e Produkteve me Origjinë Bimore”, me ligjërues, Namik Durmishi, dhe Lorikë Salihu, po realizojnë në vijimësi punë praktike në laboratorët e sofistikuar të UBT-së, me ç’rast produkt i fundit i kësaj pune janë produktet, reçel dhe komposto nga kumbulla.

Pos përgatitjes së reçelit dhe kompostos së kumbullës në mënyrë tradicionale në laborator, studentët nga aspekti cilësor realizuan dhe analizuan vetitë organoshqisore, fizike dhe kimike, si tek lënda e parë, ashtu edhe tek prodhimet finale.

 

Tutje, në bashkëpunim me studentët e vitit të dytë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë, në laboratorin e Mikrobiologjisë Ushqimore, nën udhëheqjen e dr. Ismail Ferati, produkti final u analizua në aspektin e sigurisë mikrobiologjike.

Rezultatet e fituara treguan se produkti final i prodhuar i plotëson kriteret mikrobiologjike të përcaktuara me rregullore.