UBT është bërë qendër testimi për TOEFL ITP®, TOEIC ®L&R dhe TFI™

08/07/2019

UBT është shndërruar në një qendër të gjuhëve të huaja, ku përveç IBT- TOEFL, tashmë është qendër testimi edhe për testet TOEFL ITP®, TOEIC ®L&R dhe TFI™, që ofrohen në formatin ‘paper based’.

 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe prof. ass. Ines Dika, si përfaqësuese e përhershme e S.T.A (Country Master Distributor for ETS), kanë nënshkruar bashkëpunimin për ofrimin e testeve standardizuese ndërkombëtare (TOEFL ITP®, TOEIC ®L&R dhe TFI™), për sigurimin e standardit gjatë procesit të testimit të gjuhës angleze dhe frënge, si dhe  për garantimin e certifikimit zyrtar të rezultatit të arritur gjatë testimit.

 

Të gjitha këto teste janë të akredituara nga CEFRL dhe janë të njohura ndërkombëtarisht.