Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë përgatitin produkte ushqimore në laboratorët e UBT-së

23/01/2019

UBT po u ofron kushte shumë të favorshme studentëve të Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë për t’i shndërruar në praktikë teoritë praktike të fituara gjatë studimeve.

 

Në laboratorët e sofistikuar të këtij fakulteti në vijimësi po kryhen të gjitha detyrat praktike mbi konceptin e krijimit të ushqimeve të shëndetshme, por edhe të ushqyerit shëndetshëm.

 

Pas shumë produktesh ushqimore të shëndetshme të përgatitura nëpër laboratorë, së fundmi studentët e vitit të tretë të këtij fakulteti kanë përgatitur dy produkte të reja, fruta të tharë dhe produkt xhelatinoz nga frutat, si produkt i dalë nga pektina, që nxirret nga frutat dhe përdoret për xhelatizimin e reçelrave të ndryshëm.

 

Produktet po përgatiten në kuadër të lëndës “Teknologjia e Produkteve me Origjinë Bimore”, me ligjëruesit, Namik Durmishi dhe Lorikë Salihu.

 

Falë këtyre praktikave, studentët mësuan që konsumatorëve t’ju ofrojnë produktet e tyre të preferuara në të gjitha stinët e vitit.

Teknologët e rinj arritën që të prodhojnë një produkt të këndshëm dhe, sipas analizave të studentëve të Nutricionit, me të gjitha vlerat ushqyese të ruajtura.