Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë

05/01/2023

Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, të udhëhequr nga profesorët, në kuadër të lëndëve praktike kanë zhvilluar një vizitë studimore në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë.

Në kuadër të kësaj vizite, studentët patën rastin të shohin aplikimin e kromatografisë dhe spektrofotometrisë si teknologji analitike e përdorur për ndarjen e komponentave kimike, siç janë: pesticidet, metalet e lehta dhe të rënda.

Ndër të tjera, ata patën mundësinë të shihnin analizat fiziko-kimike të ushqimeve, si dhe punën në laboratorin e farave dhe drithërave, si përshkrim i aplikimit të ISO standardeve në identifikimin e farave dhe raportimin e tyre.