Studentët e Shkencave Kompjuterike në UBT, trajnojnë nxënësit për sfidat në robotikë

bool(false) 19/12/2019

Rreth 15 studentë të Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, në kuadër të projektit “Kosova Maker League”, po mentorojnë dhe trajnojnë nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, për sfidat në fushën e robotikës.

 

Bashkëpunimi mes UBT-së dhe shkollës në fjalë synon nxjerrjen në pah të aftësive dhe nxitjen e nxënësve për shkencë dhe teknologji.

Gjithashtu, nxënësit po marrin njohuri të zgjeruara dhe përvoja profesionale në këtë fushë, teksa po përgatiten edhe në programimin dhe testimin e robotëve.

 

Ky bashkëpunim është jetësuar falë mbështetjes së institucionit, konkretisht Qendrës së Karrierës në UBT, dhe profesoreshës Krenare Pireva – Nuci, të cilët bashkë me studentët e Shkencave Kompjuterike, kontribuuan që në shkollën fillore “Elena Gjika”, të krijohet një ambient inovacioni dhe kreativiteti.