Studentët e Shkencave dhe Teknologjisë së Ushqimit në UBT kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë “Golden Eagle”

20/12/2023

Studentët e Fakultetit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT në nivelin master kanë realizuar vizitë studimore në kompaninë “Golden Eagle” në Suharekë, me qëllim të ndërlidhjes së njohurive të përfituara në UBT me praktikat e aplikuara në industri.

Nën përcjelljen e profesorëve: Ibush Luzha, Sami Makolli, Violeta Lajqi, Fisnik Laha dhe Sami Gashi, studentët janë mirëpritur nga udhëheqësi i procesit të prodhimit teknologu Jaser Veseli, njëherit ish-student i UBT-së, duke i informuar ata  për procesin e prodhimit të lëngjeve energjike në kompaninë “Golden Eagle, duke parë nga afër fazat e procesit të prodhimit të pijeve energjike, duke filluar nga përpunimi i lëndës së parë, analizat, aplikimi i standardeve, menaxhimi i proceseve dhe cilësisë, pasterizimi e deri te paketimi modern dhe digjital i tyre në paleta dhe trajtimi i mbetjeve.

Kompania e pijeve energjike “Golden Eagle” është një ndër industritë më të mëdha të kësaj natyre dhe me teknologjinë e digjitalizuar dhe më të avancuar në rajon, e cila suksesin e saj e ka zgjeruar edhe në Evropë, Amerikë dhe vendet tjera të botës.