Studentët e rinj të nivelit master të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë u mirëpritën në UBT

23/11/2023

Studentë të shumtë të drejtimit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në nivelin master, u mirëpritën në ambientet e UBT-së, nga stafi akademik, për t’u informuar më detajisht rreth fillimit të vitit akademik dhe kurrikulës së programit.

Stafi akademik i përbërë nga: Besnik Qehaja, Lavdim Menxhiqi, Blerim Zylfiu, Mirlinda Reqica, Halil Bashota dhe Greta Ahma, ndanë informacionet e rëndësishme për studentët e nivelit master rreth procesit të studimeve dhe angazhimeve të tjera të cilat i ndihmojnë ata profesionalisht.

Për studentët e këtij programi, fillimi i vitit akademik është një ngjarje e veçantë, një rrugëtim që i çon ata drejt njohurive, sfidave dhe mundësive të reja.

UBT është krenar që ka këtë grup të ri të talentuar dhe të motivuar të studentëve, dhe jemi të sigurt që ata do të kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në Kosovë dhe përtej saj.