Studentët e programit Stomatologji në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën “Përparimi” në Prishtinë

19/12/2022

Studentët e vitit të gjashtë të programit Stomatologji në UBT, katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi” në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte identifikimi i problemeve të shëndetit oral dhe dhënia e këshillave rreth mirëmbajtjes së higjienës orale, ushqimit të shëndetshëm e vizitave të rregullta sistematike stomatologjike, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e shëndetit oral e sidomos të kësaj kategorie të ndjeshme shoqërore.

Ndër të tjera, studentët patën mundësi të marrin edhe statusin dentar të disa fëmijëve dhe të përgatitin raport të nevojshëm për trajtimin e mundshëm të tyre në Klinikën Specialistike Stomatologjike pranë UBT-së.