Studentët e programit Shkenca Politike do të vazhdojnë studimet master në Austri

22/09/2020

Studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Don Salihu, Dastid Morina dhe Aurel Haxhiu, janë përfitues të bursave për studime në universitetin e Salzburgut, në Austri.

 

Studimet do t’i vazhdojnë në nivelin master, pasi që kanë përfunduar me sukses studimet në nivelin bachelor në UBT. Gjithë ky sukses vie pas bashkëpunimit që UBT ka me universitetin e Salzburgut, me programin PoSig.

 

Studentët ndjehen të lumtur me këtë arritje, si dhe shprehen se janë falënderues ndaj stafit profesional të UBT-së, që atyre u ndihmuan në studimet e tyre akademike.

 

Programi PoSig, është programi i parë i këtij lloji në Evropë, që është zhvilluar me bashkëpunimin e disa universiteteve të mëdha dhe të rëndësishme regjionale dhe evropiane, duke u mundësuar studentëve të shkencave politike të zgjerojnë njohuritë e tyre duke studiuar edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Evropës Perëndimore.