Studentët e programit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë “FRUTEX” në Therandë

19/12/2022

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, drejtimet Marketing – Shitje, Biznes Ndërkombëtar dhe Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion, në kuadër të lëndëve “Sjellje Konsumatore” dhe “Menaxhimi i Marketingut Ndërkombëtar”, të udhëhequr nga profesoreshat Gonxhe Beqiri, Ermira Shehu dhe Mirjeta Domniku, kanë realizuan një vizitë studimore në kompaninë “FRUTEX” Sh.P.K në Therandë.

Në kuadër të kësaj vizite, studentët patën rastin të njihen drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e këtij institucioni rreth prodhimit të tre linjave të produkteve: Golden Eagle, Natural dhe Relax, teksa teknologët dhe personat e tjerë përgjegjës të kësaj kompanie i informuan ata rreth procesit të prodhimit, lëndës së parë, paketimit dhe distribuimit.

Studentët patën mundësi të shohin procesin e prodhimit për secilën linjë të produkteve, e në veçanti hapësirat e ndryshme ku qëndron teknologjia adekuate dhe format e mirëmbajtjes së pajisjeve prodhuese.

Ndër të tjera, studentët u njoftuan nga përfaqësuesit e kompanisë “FRUTEX”, Shaqir Palushi dhe Xhavit Palushi, për aktivitetet rreth importit dhe eksportit të kompanisë, brendimit të kompanisë dhe produkteve, sfidave për të depërtuar në tregun ndërkombëtar, si dhe distribuimin dhe shërbimet ndaj konsumatorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.