Studentët e programit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën e ujit “Shkabaj” në Prishtinë

20/12/2022

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, në kuadër të lëndëve praktike, të udhëhequr nga profesoresha Besa Veseli, kanë zhvilluar një vizitë studimore në fabrikën e ujit “Shkabaj” në Prishtinë.

Në këtë vizitë studimore, studentët janë pritur dhe udhëhequr nga stafi menaxhues i kësaj fabrike, të cilët i njoftuan studentët me procesin e përpunimit të ujit, si dhe patën mundësi të shohin nga afër skadën që e bënë përcjelljen e procesit elektronik, pjesën e ajrosjes së ujit, trajtimin e ujit me sulfat alumini për largimin e turbullirës së ujit.

Ndër të tjera, studentët arritën të shohin edhe pjesën e filtrimit të ujit, si dhe analizat e parametrave fiziko-kimikë dhe mikro-biologjikë të produktit final të ujit.

Kjo vizitë në kuadër të Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, kishte qëllim që studentët të shohin procesin e përpunimit të njërit prej elementeve kryesore të jetesës në tokë, duke analizuar edhe metodat më të mira për trajtimin e tij.