Studentët e Ndërtimtarisë realizojnë vizitë studimore në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”

28/05/2021

Studentët e Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e kësaj qendre tregtare.

 

Studentët u informuan dhe panë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, me organizimin e punës, kontrollimin e kualitetit të punës, betonimin, teksa u njohën më shumë me përgjegjësitë dhe kompetencat që ata do t’i kenë në të ardhmen, në ushtrimin e këtij profesioni.

 

Qendra tregtare “Prishtina Mall”, do të ketë një hapësirë prej 250 mijë metra katrorë dhe do të ketë rreth 200 brende prestigjioze ndërkombëtare.

 

UBT i konsideron tejet të rëndësishme vizitat studimore, pasi që studentët e shohin nga afër zhvillimin dhe mënyrën se si realizohet puna në profesionin dhe fushën që ata kanë zgjedhur të studiojnë.