Studentët e Mekatronikës vizituan nënstacionet, “Prishtina 2” dhe “Prishtina 5”

17/01/2019

Studentët e Menaxhimit të Mekatronikës kanë realizuar vizitë studimore në nënstacionet, “Prishtina 2 110/10 kV/kV” dhe “Prishtina 5 110/10 kV/kV”, të shoqëruar nga ligjëruesi në UBT, Vezir Rexhepi, dhe u bë në kuadër të lëndës “Matje dhe Instrumente Matëse”.

 

Studentët u pritën nga menaxheri i sektorit të matjeve në KOSTT, Rexhep Selimi, si dhe nga inxhinieri i matjeve, Kreshnik Berisha.

Kjo vizitë u bë në kuadër të njohjes së procesit të matjeve, problematikave të matjes dhe instrumenteve matëse.

Studentët janë informuar dhe kanë parë për së afërmi pajisjet matëse, metodologjinë e matjeve, gabimet e matjeve dhe saktësinë e tyre.

 

Vizita në këto nënstacione është mundësi për ndërlidhje të aspektit teorik dhe praktik, gjithnjë në fokus të rritjes së cilësisë dhe avancimit të njohurive studimore.