Studentët e Medias dhe Komunikimit vizituan televizionin “Klan Kosova”

01/04/2019

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, kanë vizituar televizionin “Klan Kosova”, me ç’rast u pritën nga redaktori përgjegjës i lajmeve, Shkodran Gajraku dhe drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësi të informohen për rrjedhën e punës së përditshme të gazetarëve dhe redaktorëve që punojnë aty, sfidat, përvojat e ndryshme, dallimin nga mediumet e tjera, si dhe arritën të shohin nga afër ambientet e punës.

 

Ndërkaq, drejtori i informacionit, Gazmend Syla, duke shkëmbyer përvoja dhe këshilla të frytshme me studentët, i është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta që i parashtruan studentët entuziastë.

Në kuadër të vizitave studimore, studentët në ditët në vijim do të vizitojnë edhe mediume televizive, portale, e gazeta të tjera vendore.