Studentët e Medias dhe Komunikimit në UBT vizitojnë Klan Kosovën

26/12/2023

Një grup i përbërë nga studentët e vitit të parë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT ka zhvilluar një vizitë studimore në Klan Kosova.

Në kuadër të lëndës “Zhanret e Gazetarisë”, studentët të shoqëruar nga profesori, njëherit gazetari Shkodran Gajraku, u njoftuan me mjedisin profesional dhe dinamik të Klan Kosovës, një medium që është një nga liderët e informacionit dhe argëtimit në vend.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të njihen me proceset e prodhimit të lajmeve, të bashkëbisedojnë me profesionistët e medias dhe të marrin një perspektivë të thellë mbi rolin e mediave në shoqërinë moderne.

Kjo ngjarje e veçantë nxit zhvillimin e aftësive të studentëve, duke i afruar ata me realitetin e botës së medias dhe duke kontribuar në formimin e tyre si profesionistë të suksesshëm në fushën e medias dhe komunikimit.