Studentet e Kolegjit UBT, përfituese të bursës për pjesëmarrje në Forumin Evropian Alpbach

15/08/2016

Studentet e Kolegjit UBT, Flutra Leci, Fllanza Avdimetaj dhe Xheneta Veliu do të jenë pjesë e Forumit Evropian Albach, me bursë të plotë pjesëmarrjeje.


Punimet e Forumit  do të mbahen në Tirol të Austrisë, prej 17 gushtit deri më 2 shtator, kurse pjesëmarrja e tyre është rezultat i bashkëpunimit të Kolegjit UBT me Forumin Evropian Albach dhe organizatën “Grupi Inciativë Alpbach Kosova”.


 

Forumi Alpbach Evropian është themeluar në vitin 1945, teksa sot radhitet ndër platformat ndërdisiplinore më të mëdha në botë për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë.