Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit vizituan kompaninë “Rahovica Company” në Ferizaj

01/04/2022

Me qëllim të përforcimit të njohurive të studentëve të marra nga profesionistët e UBT-së, Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, ka organizuar një vizitë studimore në kompaninë “Rahovica  Company”, në Ferizaj.

 

Studentët patën mundësi që nga afër të njihen me aktivitetet e kompanisë si dhe projektet e realizuara, nga ku përfaqësues të kompanisë prezantuan para tyre projektet e realizuara në fusha të ndryshme infrastrukturore.

 

Ndër të tjera, studentët në këtë vizitë studimore u njoftuan edhe me mënyrën e ekzekutimit të punëve që kompania “Rahovica Company” i realizon, teksa u zhvillua edhe një interaktivitet i frytshëm mes përfaqësuesve të kompanisë dhe studentëve.

 

Kompania “Rahovica Company” është e specializuar në projektet e infrastrukturës që përpos projekteve në ujësjellës dhe kanalizim është e specializuar edhe në projektet rrugore.